image ​UNICEF dhe USAID dhurojnë donacion për Kamenicën

Kosovë

​UNICEF dhe USAID dhurojnë donacion për Kamenicën

news image

Donacioni nga UNICEF dhe USAID është i destinuar për shkollat e Kamenicës para fillimit të vitit të ri shkollor dhe përmban 50 sapunë, 50 dezinfektues dhe nga 25 detergjentë për secilën shkollë të komunës së Kamenicës.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar këto organizata për bashkëpunimin, duke thënë se kjo nuk është ndihma e parë që kanë dhuruar për Kamenicën.

Edhe u.d. drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi gjatë pranimit të këtij donacioni ka falënderuar organizatat për bashkëpunimin me komunën e Kamenicës.

“Ne si drejtori do të mundohemi në maksimum që fillimi i vitit të ri shkollor të na gjej të përgatitur. Falënderojmë organizatën UNICEF dhe USAID për mbështetjen e treguar deri më tani në fushën e arsimit dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunime të tjera”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/