image ​Trump dhe Stoltenberg bisedojnë për Lindjen e Mesme

Rajon

Siguri/ ​Trump dhe Stoltenberg bisedojnë për Lindjen e Mesme

news image

Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Dy liderët diskutuan mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Presidenti theksoi vlerën e NATO-s në rritjen e rolit të saj në parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Mesme”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

Trump deklaroi sot se do t’i kërkonte NATO-s të përfshihej më shumë në procesin në Lindjen e Mesme.

Lajmin e bisedës telefonike e ka konfirmuar edhe zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku siç thuhet është diskutuar për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe rolin që NATO ka në këtë rajon.

Pas sulmeve me raketa nga Irani në mëngjesin sotëm, ndaj dy bazave ushtarake në Irak, ku SHBA ka vendosur trupat e saj, presidenti Trump ka njoftuar se do të ashpërsojë sanksionet ndaj regjimit të Iranit dhe u shpreh i lumtur që në këto sulme nuk ka humbur asnjë jetë e ushtarëve amerikanë dhe ushtarëve aleatë. /Gazeta Sinjali/