image ​Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëri

​Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 466 raste të reja të infektimit me COVID-19 dhe tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus.

Numri i qytetarëve të infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 200 mijë e 639, ndërsa ai i viktimave 3 mijë e 104.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID llogaritet 6 mijë e 633, kurse janë shëruar 24 orët e fundit 524 pacientë, duke e çuar në total numrin në 190 mijë e 902.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 503 testime dhe qytetarët që rezultuan pozitivë i përkasin këtyre bashkive: 186 në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Shkodër.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç./GazetaSinjali/