Drejtori i Policisё rajonale nё Pejё, kolonel Sami Shabanaj ka pritur sot nё njё takim dy qytetarë tё fshatrave tё Rugovёs, të cilët ndihmuan në gjetjen e një familje të humbur katёr anёtarësh në qershor të këtij viti në Bjeshkёt e Rugovёs.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё dhe njësitet e Policisё Kufitare menjёherё janё angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalё.
Nё kёtё kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarё tё cilёt kanё pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs. Familja ёshtё arritur tё gjendet nga qytetarёt Idriz Kurtbogaj dhe Liridon Demaj.
Koloneli Shabanaj ka vlerёsuar lart kontributin e dhёnё nga qytetarёt pёr operacionin e shpёtimit të jetёve tё njё familje nё Bjeshkёt e Rugovёs, në kufi me Malin e Zi.
Koloneli ka ndarё letёrfalënderim pёr Kurtbogaj dhe Demaj./Gazeta Sinjali/