image ​Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali

Shqipëri

​Shpërthimi i bombolës në Velipojë/ Ndërron jetë 19-vjeçarja që u dërgua për shërim në Itali

news image

Ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombolës në Velipojë bashkë me nënën dhe dy motrat e saj. Ajo ishte dërguar për shërim në Itali, por nuk ia doli dot.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç, njëra nga të cilat humbi jetën sot në Itali.

Mediat në Shqipëri raportojnë se ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas nisur nga rreziku për jetën u nisën për në Itali./Gazeta Sinjali/