image Flasin mjekët, ja cila është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Velipojë

Shqipëri

Flasin mjekët, ja cila është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi në Velipojë

news image

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku anëtarët e një familje që kishin shkuar për pushime në hotelin e tyre janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i bombolave të gazit në ndërtesë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se situata shëndetësore e katër anëtarëve të familjes Gjoka që mbetën të plagosur në hotelin e tyre në Velipojë është e rëndë.

Sipas mjekëve të spitalit, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.

Tre fëmijët, Klarisa 15-vjeç, Danjela 18-vjeç dhe Enriko 12-vjeç kanë djegie në masën 80-90 për qind të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40-vjeçe, ka djegie në shkallën 60 për qind.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë në Velipojë.

Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40-vjeçe, D. Gj. 19-vjeçe, K. Gj. 15-vjeçe, dhe E. Gj. 12-vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njoftoi policia./Gazeta Sinjali/