image ​Shënojnë ngritje çmimet e konsumit për muajin tetor

Kosovë

​Shënojnë ngritje çmimet e konsumit për muajin tetor

news image

Në muajin tetor, çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 0.2% krahasuar me muajin paraprak, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin më të ri të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Kjo rritje e konsumit ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të qumështit djathit dhe vezëve (3.2%); vajra dhe yndyra (3.2%); perime (7.6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (2.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimit është vërejtur te buka dhe drithërat (-0.3%); pemët (-7.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0.5%) – (rënie e lehtë e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin tetor 2020, me muajin tetor 2019 ishte -0.2 për qind.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej 0.2% në tetor 2020, krahasuar me tetorin 2019, si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te pemët me 3.6%; qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3%); blerja e automjeteve (-1.8%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-15%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te bukë dhe drithëra (2.3%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (2.2%); vajra dhe yndyra (3.4%); perime (6.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2%); duhan (2%); produktet mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.3%); shërbime ambulatore (5.5%); shërbime hoteliere (1.8%); sigurime (19.7%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve në vitin e kaluar), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2% në IHÇK./Gazeta Sinjali/