image ​SHBA-ja shënon rekord të ri të testeve për koronavirus brenda një dite

Botë

​SHBA-ja shënon rekord të ri të testeve për koronavirus brenda një dite

news image

Shtetet e Bashkuara shënuan rekord të ri me mbi një milion teste për koronavirus në një ditë të vetme, por ekspertët thonë se atyre u duhen gjashtë deri në dhjetë milionë teste në ditë për të kontrolluar epideminë.

Në SHBA, 1,061,411 teste u bënë të shtunën, sipas Projektit për përcjelljen e COVID-19, një iniciativë vullnetare për të monitoruar përhapjen e infeksionit.

Një numër rekord i testeve u arrit pasi numri i testeve u zvogëlua për disa ditë.

SHBA-ja testoi mesatarisht rreth 650,000 njerëz në ditë deri më 13 shtator.

Nga fillimi i pandemisë, një numër i pamjaftueshëm i testeve të disponueshme minuan përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Në muajin mars, presidenti Donald Trump tha “kushdo që dëshiron të testohet, do të testohet”, por ky qëllim nuk është arritur ende. /Gazeta Sinjali/