image ​Serbët bllokojnë rrugën Zubin Potok-Bërnjak, disa vetura kthehen në Serbi

Kosovë

​Serbët bllokojnë rrugën Zubin Potok-Bërnjak, disa vetura kthehen në Serbi

news image

Dhjetëra kamionë, autobusë dhe automjete private të kompanive të ndryshme kanë bllokuar rrugën nga Zubin Potoku në drejtim të kufirit të Bërnjakut, në shenjë kundërshtimi kundër zbatimit të reciprocitetit ndaj targave të Serbisë.

KosovaPress shkruan se që nga mëngjesi e deri më tani tri automjete me targa të Serbisë kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Tri automjete deri tash kanë dashur të hynë dhe kanë pranuar t’i ndërrojnë targat, mirëpo me të kuptuar për grumbullimin e njerëzve dhe bllokadën në rrugë, janë kthyer mbrapsht”, ka thënë një zyrtar doganor nga kufiri i Bërnjakut.

Në anën tjetër, forca të shtuara të njësive policore të Kosovës, së bashku me automjetet e tyre, duke përfshirë edhe autoblindat, janë pozicionuar afër zonës së kufirit, për ta mbajtur të qetë situatën në këtë pjesë.

Vlen të theksohet se deri tash pothuajse e njëjta situatë po mbretëron edhe në kufirin e Jarinjes./Gazeta Sinjali/