Tash e dy ditë ndërmarrja “Termokos” ka ndërprerë furnizimin me energji ngrohëse, për shkak të rënies nga sistemi të dy blloqeve të Termocentralit Kosova B dhe pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka njoftuar se që nga ora gjashtë e mëngjesit është lëshuar blloku dhe se brenda ditës Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme.
“Ka ndodhë një problem teknik, që ka pasur rrjedhje në gypa dhe ekspertët e kanë vlerësuar që për të mos krijuar avari më të madhe e kanë tërhequr prej funksionit. Për një kohë të shkurtër e kanë sanuar dhe sot në mëngjes është lëshuar blloku. Vetëm derisa të nxehet uji, e brenda ditës besoj që Termokosi do të ketë energji termike të mjaftueshme”, ka thënë Bucolli. /Gazeta Sinjali/