image ​Richard Grenell demanton Arben Gashin për kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti

Politikë

​Richard Grenell demanton Arben Gashin për kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti

news image

Ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mohuar deklarimet e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi se ai kishte kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.

Grenell, në një intervistë për RTV Dukagjin, ka thënë se nuk janë pajtuar me politikat e Kurtit, por që nuk kanë bërë asnjë presion për rrëzimin e tij nga pushteti.

Kjo është e gabueshme, 100 për qind e gabueshme. Duhet t’i kërkoni mesazhet nëse dëshironi t’i shihni. Njerëzit të cilët kanë mesazhe duhet t’i tregojnë. Ne nuk kemi bërë kurrfarë presioni për rrëzimin e Kurtit, përveç që kemi kërkuar të implementohen politikat që ne mendojmë që janë në dobi të Kosovës”, ka thënë Grenell.

Deklarimet e Gashit, i ka mohuar edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK nuk ka marrë asnjëherë porosi të tilla.

Ditë më parë, Arben Gashi pati thënë se partia e tij i kishte shtatë ditë kohë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti 1. Ky afat sipas Gashit i ishte përcaktuar LDK-së nga ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. GazetaSinjali/