image ​Qytetarët injorojnë rekomandimet, shëtisin lirshëm në Prishtinë

Kosovë

Koronavirusi/ ​Qytetarët injorojnë rekomandimet, shëtisin lirshëm në Prishtinë

news image

Qytetarët në Prishtinë kanë nisur qarkullimin pothuajse normal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin lejohet lëvizja nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Derisa ditë më parë sheshet ishin të zbrazura, sot vërehet një numër i madh i qytetarëve, madje janë edhe nga ata që nuk respektojnë distancën e rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kufizimet e mëhershme ku lejohej qarkullimi nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe pastaj nga 16:00 deri në 20:00, vëreheshin numër i madh kryesisht i automjeteve, tash pothuajse tërë dite, konkretisht nga ora 06:00 deri në orën 17:00, shihet lëvizje e ngarkuar me vetura.

Përndryshe, po në shesh sot ka ndodhur një plagosje. /Gazeta Sinjali/