image ​Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut merr mbështetjen e Kuvendit

Rajon

Politikë/ ​Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut merr mbështetjen e Kuvendit

news image

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së.

Kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, për ministre të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ministër pa resor, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, për zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, Mila Carovska. Për ministër të Brendshëm do të jetë Naqe Çullevin.

Nga LSDM-ja për ministër shtesë të Punëve të Brendshme kanë propozuar, Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijelj.

Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti, krahas Çullevit, për ministër i Punës dhe Politikës Sociale kanë propozuar, Rashella Mizrahi, për zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Nevenka Stamenkovska Stojkoski dhe për Bujqësi, Cvetan Trifunovski. /Gazeta Sinjali/