Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e aneksit të objektit të kopshtit “Shtëpia Magjike” në Besi, dhe renovimin e tërësishëm të objektit ekzistues.
“Shtëpia Magjike” në Besi u hap në dhjetor 2015 dhe është çerdhja e parë e hapur në pjesën rurale të Prishtinës.
Ndërtimi i hapësirave shtesë vjen për shkak të shtimit të numrit të fëmijëve që shkojnë në këtë çerdhe.
“Edukimi i hershëm me kosto të përballueshme është investimi i duhur që e bëjmë si shoqëri për të siguruar gjithëpërfshirje dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/