image ​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Politikë

​Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovë, në të cilën pritet të vendoset data për seancën e re plenare.

Në kryesi sërish për shqyrtim janë një mori projektligjesh dhe rezolutash që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur vendimmarrje.

Pritet të trajtohet sërish votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. /Gazeta Sinjali/