image ​MSh shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

Shëndetësi

​MSh shpërndan maska mbrojtëse për disa institucione e organizata

news image

Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.

MSh-ja njofton se gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera do t’i pranojnë nesër.

Maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës me gjithësej 500 maska, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.

Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera. /Gazeta Sinjali/