image ​Mitrovica shënon Ditën e Dëshmorëve

Sociale

​Mitrovica shënon Ditën e Dëshmorëve

news image

Për nder të 6 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Mitrovicës, sot do të mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Këto homazhe do të mbahen nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së dega në Mitrovicë.

Me këtë rast, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët në ora 11:00 do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës./Gazeta Sinjali/