image ​Ministri i Financave kërkon të votohet unanimisht buxheti për vitin 2020

Kosovë

Deklaratë/ ​Ministri i Financave kërkon të votohet unanimisht buxheti për vitin 2020

news image

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë unanimisht Projektligjin për buxhetin 2020 dhe e luti presidentin Hashim Thaçi që gjatë ditës së sotme të nënshkruajë dokumentin.

Me këtë sipas tij, do të mund të përcjellin punët emergjente të secilës ministri dhe agjensioneve të tjera shpenzuese.

Ai tha se në vitin 2020 parashohin një rritje ekonomike prej 4.2%.

“Në vitin 2020 parashohim një rritje ekonomike prej 4.2% me terma real ndërsa në ato nominale rritja do të jetë mbi 5%. Inflacioni është projektuar të jetë mesatarisht 1.3% në baza vjetor. Projeksionet janë kredibile dhe paraqesin gjendjen reale mirëpo duhet të theksohet se ky parashikim ka qenë para gjendjes së krijuar si rezultat i Covid19”, tha ai.

Bislimi bëri të ditur se do të ketë nevojë për inten sifikim të angazhimeve me mekanizmat kyç të financimit, siç janë FMN dhe Banka Botërore.

 “Do të kemi nevojë për intesifikim të angazhimeve me mekanizmat kyç të financimit bilateral dhe multilateral si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, BERZh-i, e të ngjashme për mbështetje në përballimin e kostos së luftimit të infeksionit me koronavirus. Në këtë drejtim ne veç kemi aprovuar një shumë iniciale prej 10 milionë eurosh nga kontigjenca në Ministrinë e Financave, kurse Banka Botërore na ka kontaktuar dhe ka sinjalizuar mundësinë e shfrytëzimit të një dritareje në përballje emergjente, përfshirë këtu edhe përkrahjen me koston ekonomike në masën e 7.9 milionë amerikan”, tha ai.

Ai tha se është përtej çdo ndryshimi që paparashikueshmëria e kohëzgjatjes dhe magnitutes të ndikimit të vendit nga infeksioni me koronavirus si aktivitet ek onomik, janë edhe të hyrat tatimore e shpenzimet buxhetore do të ndikohen./GazetaSinjali/