image ​Merkel: Çdo kancelar i zgjedhur do të angazhohet për Procesin e Berlinit

Rajon

​Merkel: Çdo kancelar i zgjedhur do të angazhohet për Procesin e Berlinit

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se beson se procesi i Berlinit do të vazhdojë, ani pse ajo, si nismëtare e këtij samiti, nuk do të jetë më kancelare e Gjermanisë.

Ajo tha se është e rëndësishme të jetë e qartë se nuk ka “ndonjë klub” të vendeve të privilegjuara dhe se të gjithë duhet të kenë të njëjtat kushte.

“Unë mendoj se çdo kancelar do të avokojë për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Gjermania organizoi një konferencë në lidhje me Procesin e Berlinit, vende të tjera gjithashtu u përfshinë, kështu që unë besoj se kjo do të vazhdojë”, tha kancelarja para gazetarëve.

“Nuk do të më pëlqente përshtypja se ekziston një klub, kështu që të gjashtë vendet duhet të kenë të njëjtën qasje dhe duhet të kenë të njëjtat kushte”, tha Merkel./Gazeta Sinjali/