image ​Mbahet takimi përgatitor koordinues i Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtarë

​Mbahet takimi përgatitor koordinues i Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtarë

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami deklaroi se Programi i rimëkëmbjes ekonomike synin të zbusë dëmet ekonomike-sociale të shkaktuara nga pandemia.

Gjithashtu, ky program ka për qëllim të vendosë edhe bazat e një platforme- ambicioze përmes koordinimit me donatorët, institucionet financiare ndërkombëtare.

Bajrami këto i bëri të ditura gjatë një takimi virtual me donatorët dhe parnerët zhvillimor.

Bajrami me këtë rast shpjegoi masat e parapara, institucionet bartëse për zbatimin e masave si dhe rolin dhe kontributin e donatorëve në procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Pjesëmarrësit në takim e mirëpritën këtë iniciativë të Qeverisë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku me Qeverinë e Kosovës në projekte dhe aktivitete që kanë për qëllim forcimin e ekonomisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, takimi i sotëm kishte karakter përgatitor për konferencën e radhës të nivelit të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve ndërkombëtarë që mbahet pas disa javësh.