image ​Lladrovci kundër vendimit të ministrit Vitia për orarin e lëvizjes

Kosovë

Reagim/ ​Lladrovci kundër vendimit të ministrit Vitia për orarin e lëvizjes

news image

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se gjendja në këtë komunën sa i përket furnizimit me mjete mbrojtëse shëndetësore është relativisht e mirë, por sipas tij, qeveria ende nuk ka arrit t’i furnizojë qendrat e mjekësisë familjare në këtë komunë.

Ai tha se banorët e kësaj komune po respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Gjithmonë qytetarët e Drenicës kanë qenë të disiplinuar, edhe në luftë kanë qenë të disiplinuar”, tha ai.

Lladrovci tha ka pas një komunikim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia por nuk ka qenë një komunikim i mirë, pasi nuk konsideron që ka marrë një vendim të mirë, sa i përket orarit të levizjes.

“Këshilli i kryetarëve ka kërkuar që të ketë një orar të njëjtë për të gjitha komunat, pasi në kohën kur në një komunë nuk lejohet qarkullimi, ai mund të vjen në komunën tonë për shërbimet e veta dhe t’i infektojë qytetarët tonë. Nuk mundet një ministër të vendos për të gjitha komunat. Komuna e jonë meqë nuk ka asnjë rast, nuk do të duhet ta ketë kufizimin e lëvizjeve. Ne do ta rishikojmë vendimin e ministrit dhe do të shohim se si do të veprojmë”, tha ai./ Gazeta Sinjali/