image ​Kuvendi miraton këmbimin e Notave Diplomatike mes Kosovës dhe ShBA-së

Politikë

​Kuvendi miraton këmbimin e Notave Diplomatike mes Kosovës dhe ShBA-së

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 83 vota “për” kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ani pse pati debat nëse ky projektligj duhej të miratohej në Kuvend, deputetët e të gjitha partive politike i kanë dhënë mbështetje.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ftoi deputetët që ta përkrahin këtë projektligj tha se niveli i bashkëpunimit mes ShBA-ve, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së është në nivel të shkëlqyeshëm.

/GazetaSinjali/