image ​Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milion euro për tre muajt e parë të këtij viti

Politikë

​Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milion euro për tre muajt e parë të këtij viti

news image

Në tre muajt e parë të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga e shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë.

Këtë e ka bërë të ditur sot, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Krasniqi tha se shpenzimet e kuvendit në katër programe të ndara, kanë shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro.

Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.

/GazetaSinjali/