image ​Kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë

Rajon

​Kultivonin kanabis dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, arrestohen 4 persona në Krujë

news image

Pas 8 muajsh hetime, policia në Krujë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas Policisë, të ndaluarit janë E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali dhe L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

“Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/