image ​Kontrolle në aeroportin e Romës për raste të mundshme të virusit nga Kina

Shëndetësi/ ​Kontrolle në aeroportin e Romës për raste të mundshme të virusit nga Kina

news image

Italia ka nisur kontrollet në aeroportin e Romës, për raste të mundshme të koronavirusit të ri me simptoma të pneumonisë, që u shfaq për herë të parë në Kinë, deklaruan sot autoritetet shëndetësore italiane.

“Mundësia e përhapjes së virusit në Bashkimin Evropian është e ulët, por nuk mund të përjashtohet”, deklaroi ministria e Shëndetësisë në Romë.

Në aeroportin “Fiumicino” të Romës po merren masa për të kontrolluar rastet e mundshme të dyshuara gjatë fluturimeve nga metropoli kinez Wuhan, ku u shfaq virusi që ka vrarë tre persona. /Gazeta Sinjali/