image ​Hillary Clinton sot mbush 73 vjet

Botë

​Hillary Clinton sot mbush 73 vjet

news image

Hillary Clinton sot feston ditëlindjen e 73-të.

Clinton e lindur më 26 tetor 1947 është ish-sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Gjithashtu, ajo ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante demokratike dhe e vetmja Zonjë e Parë që kandidon për post publik.

Nga viti 2009-2013, ishte sekretarja e 67-të e SHBA nën presidencën e Barack Obamës. Ajo përfaqësoi herët Nju Jorkun në Senatin amerikan gjatë periudhës 2001-2009.

Gjithashtu, si gruaja e presidentit Bill Clinton, ajo ka qenë Zonja e Parë nga viti 1993-2001. Në zgjedhjet brenda partisë më 2018, Clinton ishte kandidate kryesore për zgjedhjet presidenciale.

Zonja Clinton është e admiruar në gjithë botën, dhe jo vetëm brenda SHBA. /Gazeta Sinjali/