image ​Haxhiu: Të flasim me një zë për fenomenin e dhunës në familje

Drejtësi

​Haxhiu: Të flasim me një zë për fenomenin e dhunës në familje

news image

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha sot në një tryezë se Ministria e Drejtësisë si institucion bartës, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e agjendës dhe realizimin e aktiviteteve të parapara për fushatën ‘16 ditë e Aktivizmit’ që ka të bëjë me të drejtat dhe barazinë gjinore.

Këto komente ministrja Haxhiu, i ka bërë sot në tryezën e organizuar nga Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, ku ka marrë pjesë së bashku me zëvendësministren Nita Shala, e cila është edhe koordinatore nacionale kundër dhunës në familje.

Sipas një njoftimi të MD-së, tryeza është mbajtur me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për fushatën “16 Ditë e Aktivizmit”, fushatë kjo kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.

“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, është tejet me rëndësi që t’i bashkërendojmë aktivitetet dhe të flasim me një zë sa i përket fenomenit të dhunës në familje me qëllim që të jemi sa më të unifikuar”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu e cila, e ka shpalosur agjendën e aktiviteteve të planifikuara nga Ministria e Drejtësisë.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Shala, e cila njëherit është edhe Koordinatore Nacionale Kundër Dhunës në Familje tha se fenomeni i dhunës në familje kërkon një angazhim të koordinuar institucional por, edhe qytetar. “Sensibilizimi kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore mbetet kyç në garantimin e suksesit drejt luftimit të këtij fenomeni”, ka theksuar Shala.

Gjatë kësaj tryeze, pjesëmarrësit kanë shpalosur aktivitetet të cilat parashihet e tjera që do të mbahen gjatë 16 ditëve të fushatës kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Këto aktivitete, do të zhvillohen në nivel të mbarë vendit.

/GazetaSinjali/