image ​Gjilani një javë pa asnjë viktimë nga COVID-19

Shëndetësi

​Gjilani një javë pa asnjë viktimë nga COVID-19

news image

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor, për vlerësimin e situatës.

Në takim u tha se të gjitha rastet që janë aktive janë në monitorim të plotë, derisa u theksua që lajmi i mirë është që tash e një javë asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos e neglizhojnë koronavirusin dhe t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve.

Pasqyra e përballjes me COVID-19 në Gjilan, është kjo: 733 raste pozitive në total, 511 të shëruar, 193 raste aktive prej të cilëve 53 të hospitalizuar, 29 të vdekur dhe 35 mostra në pritje. /Gazeta Sinjali/