image ​Felix: Jemi të parët dhe duam të përfundojmë të parët

Futboll

Sport/ ​Felix: Jemi të parët dhe duam të përfundojmë të parët

news image

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix ka thënë se mund ta fitojnë titullin e La Liges këtë sezon.

Felix u transferua këtë verë për 126 milionë euro dhe është në formë të shkëlqyer.

Portugezi tha se fillimi është duke shkuar shumë mirë, transmeton KosovaPress.

“Fillimi me Atleticon është duke shkuar shumë mirë. Jemi të parët dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nuk ëndërroj çfarë është duke me ndodhur mua. Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer për mua dhe Benfican, kjo me ndihmoj që të jem këtu”, deklaroi ai.

Atletico këtë sezon është duke luajtur shumë mirë pasi në tri ndeshjet e para ka fituar nëntë pikë.