image Chelsea pranë marrëveshjes me Joao Felix

Futboll

Chelsea pranë marrëveshjes me Joao Felix

news image

Chelsea ka përshpejtuar bisedimet dhe është gati që ta rrëmbejë yllin e Atleticos, Joao Felix.

Chelsea tani është në bisedime të avancuara për të nënshkruar João Félix nga Atlético Madrid në huazim deri në qershor, raporton Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe nuk është diskutuar klauzolë e opsionit të blerjes.

Romano shton se tarifa do të jetë më shumë se 10 milionë euro me pagë të mbuluar dhe taksa.

/GazetaSinjaliSport/