image ​Fauci: Qëllimi i Joe Biden në lidhje me vaksinat antiCOVID është absolutisht i realizueshëm

Botë

​Fauci: Qëllimi i Joe Biden në lidhje me vaksinat antiCOVID është absolutisht i realizueshëm

news image

Qëllimi i presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden për të shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID në 100 ditët e para të mandatit të tij presidencial është absolutisht i mundshëm, deklaroi Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Duke folur për NBC, Fauci tha se dy vaksina të reja, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, mund të dërgohen në agjencitë amerikane për miratim shumë shpejt, gjë që do të rrisë ritmin e vaksinimit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne jemi të ndarë me javë, jo me muaj, me siguri,” vuri në dukje Fauci.

Sipas tij, më shumë vaksinime, së bashku me mbajtjen e maskave dhe shmangien e turmave, do të ishte mënyra më e mirë për Shtetet e Bashkuara për t’u marrë me një farë të re, më ngjitëse të koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/