image ​Erdogan: BE na kërkoi t'i mbyllim kufijtë për migrantët sirianë, tash ta bart barrën

Rajon

Rajoni/ ​Erdogan: BE na kërkoi t’i mbyllim kufijtë për migrantët sirianë, tash ta bart barrën

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të mbyllë kufijtë me vendet e BE-së për migrantët sirianë.

“Pasi që kemi hapur kufijtë kanë nisur thirrjet telefonike me kërkesën që t’i mbyllim, tash edhe ju (BE) do të bartni një pjesë të barrës”, tha Erdogan në Ankara.

Ai tha se shpreson që në takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të enjten do të arrihet pajtimi për armëpushim në Idlib të Sirisë./Gazeta Sinjali/