image ​Edouard ndërron agjentin, pritet largimi nga Celtic

Futboll

​Edouard ndërron agjentin, pritet largimi nga Celtic

news image

Sulmuesi i skuadrës skoceze Celtic, Odsonne Edouard, ka ndërruar agjentin e tij, për arsye se e dëshiron largimin nga Celtic, ku edhe është duke hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale, raporton “Glasgow Live”.

22 vjeçari tani është lidhur me Stellar Group, agjencia e njëjtë që negocioi rikthimin e Garreth Bale te Tottenham në formë huazimi nga Real Madridi, verën e kaluar, përcjell Sinjali Sportiv.

Edouard, kontrata aktuale e të cilit përfundon në vitin 2022, është i lidhur vazhdimisht me një transferim të mundshëm te skuadrat si Arsenal dhe Juventus.

/Gazeta Sinjali/