image Ferencvarosi i Uzunit mposhtet nga Celticu, i pranishëm ishte edhe Ilir Meta - Sinjali

Ferencvarosi i Uzunit mposhtet nga Celticu, i pranishëm ishte edhe Ilir Meta

news image

Skuadra e Ferencvarosit është mposhtur me rezultat 2-0 nga skuadra e Celticut në ndeshjen e luajtur në kuadër të Europaligës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57’ nga japonezi Furuhashi, ndërsa 5 minuta më vonë portieri i Ferencvaros, Dibusz priti një penallti të Turnbull, duke mbajtur në lojë hungarezët.

Në minutën e 81-të ishte Turnbull që shënoi edhe golin e dytë për skocezët, gol ky i fitores.

Reprezentuesi shqiptar, Myrtu Uzuni luajti tërë takimin për mysafirët.

Hungarezët me këtë humbje regjistruan humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për klubin skocez të Celtic dhe ka fluturuar drejt Glasgow-t për të ndjekur nga shkallët e stadiumit “Celtic Park” përballjen ndaj Ferencvarosit.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: