image ​Dezinfektohen për të pestën herë objektet publike në Obiliq

Kosovë

​Dezinfektohen për të pestën herë objektet publike në Obiliq

news image

Janë dezinfektuar sot, për herë të pestë, objektet dhe institucionet publike të Komunës së Obiliqit.

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi ka bërë të ditur se janë përfshirë të gjitha institucionet që janë në shfrytëzim, përfshirë edhe xhamitë e kishat si pjesë e hapjes së tyre për besimtarët duke filluar nga data 28 maj sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat në luftimin e këtij armiku të padukshëm dhe përkushtimi ynë po vazhdon në menaxhimin e kësaj pandemie, jemi shumë afër deri në normalizimin e situatës. Respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. Mos na kthe prapa”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/884199475381470