image ​Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët

Evropë

​Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët

news image

Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme i Bashkimit Evropian, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se Spanja duhet të shërbejë si bazë e zhvillimit të një politike evropiane të imigracionit.

Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanja duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë evropiane të imigracionit, që për shumë vite ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i zhvilluar në Barcelonë.

Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre.

Nëse instrumenti ekonomik i Next Generation EU sot ka filluar të jetë një realitet, kjo është falë vendosmërisë së treguar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez”, tha Borrell.

Një marrëveshje e vetme midis Francës dhe Gjermanisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/