image ​Bllokohet sistemi për shkarkimin e certifikatave për lëvizje

Kosovë

Njoftim/ ​Bllokohet sistemi për shkarkimin e certifikatave për lëvizje

news image

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit se sistemi EDI është duke funksionuar, mirëpo për arsye të mbingarkesës për t’u pajisur me certifikata të të punësuarve, po shfaqen pengesa në sistemin elektronik EDI.

“Vetëm brenda 3 minutave në sistemin EDI janë mbi 5000 kërkesa, andaj ATK kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke punuar në rritjen e kapaciteteve, në mënyrë që secili nga ju të ketë mundësinë, që në kohë reale të nxjerr certifikatën e të punësuarve sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë Nr. 226/IV/2020, datë 14.04.2020, për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Gazeta Sinjali/