image ​BIK tregon se a ka qenë Igballe Berisha-Huduti punëtore e Bashkësisë Islame

Kosovë

Njoftim/ ​BIK tregon se a ka qenë Igballe Berisha-Huduti punëtore e Bashkësisë Islame

news image

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se e arrestuara Igballe Berisha-Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kjo bashkësi distancohet edhe nga deklaratat dhe qëndrimet e saj, duke thënë se opinionet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me BIK-un dhe as me fenë islame.

“Kryesia e Bashkësisë  Islame të  Kosovës njofton opinionin e gjerë  se znj. Igballe Berisha- Huduti,  asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë  Islame të  Kosovës dhe  rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite  e panjohur ndër ne më parë”, thuhet në njoftim.

Ikballe Berisha Huduti është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e vepres penale ‘Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimit të saj i parapriu dalja publike e saj kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, me ç’rast bëri disa postime në facebook, përmes të cilave kërkoi hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian-./Gazeta Sinjali/