image ​Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

Siguri

​Arrestohet një person për kontrabandim me emigrantë

news image

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili është i dënuar për veprën penale kontrabandim me emigrantë.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. (1973), kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e 17 ditë burg. /Gazeta Sinjali/