Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Pestovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thotë Zahiti. /Gazeta Sinjali/