image ​Zëvendëspresidentja e MCC-së dhe kryetari i Prishtinës përurojnë fillimin e instalimit të matësve të mençur të ngrohjes në kryeqytet - Sinjali

​Zëvendëspresidentja e MCC-së dhe kryetari i Prishtinës përurojnë fillimin e instalimit të matësve të mençur të ngrohjes në kryeqytet

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se projekti që po mundësohet nga bashkëfinancimi mes Millennium Foundation Kosovo dhe Komunës së Prishtinës është me përfitime të shumta për sistemin e ngrohjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ramës, projekti do t’u mundësojë rreth 17,500 banesave dhe shtëpive private që prej dimrit të sivjetshëm ta kenë në dorën e vet sasinë e ngrohjes që konsumojnë prej Termokosit, me çka do të paguajnë faturën në bazë të sasisë së konsumuar, e jo të sipërfaqes së banesës.

Në një postim në rrjetin e tij në Facebook thuhet se kjo mundëson kursimin e energjisë termike, duke mos e përdorë gjatë kohës kur qytetarët nuk janë në shtëpi, e duke e ulë kësisoj edhe koston e faturave.

“Shpenzimet për shërbimin e instalimit të pajisjes do të mbulohen tërësisht nga Prishtina HeatSave”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin