image ​Vuçiq flet për takimin në Washington: Mundësia e pranisë së Trump, flet për disa ide të tjera

Politikë

​Vuçiq flet për takimin në Washington: Mundësia e pranisë së Trump, flet për disa ide të tjera

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohon se nuk e di se cila do të jetë agjenda e takimit të 4 shtatorit me palën kosovare në Washington, por sipas tij, mundësia e pranisë së presidentit Donald Trump “flet për disa ide të tjera”, përveç bisedimeve për ekonominë.

“Ne do ta informojmë publikun për gjithçka që po ndodh, ne nuk do të fshehim asgjë dhe besoj se do të kemi forcën dhe mençurinë për të marrë vendimin më të mirë për Serbinë,” tha Vuçiq para mediave serbe.

Ai theksoi se “vendimet më të rëndësishme do të merren nga populli i Serbisë”.

Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Washington është shtyrë për 4 shtator. Disa media spekulojnë se presidenti amerikan Donald Trump, mund të bashkohet në bisedime.

Takimi në Washington u njoftua nga i dërguari i presidentit amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. /Gazeta Sinjali/