image ​Vetëvrasja e të riut nga Gjilani, Reshitaj thotë se është herët të vihet faji mbi institucione - Sinjali

​Vetëvrasja e të riut nga Gjilani, Reshitaj thotë se është herët të vihet faji mbi institucione

news image

Rasti tragjik i dy ditë më parë kur një i ri u vetëvra në Qendrën e Studentëve ka bërë që të adresohet kritika dhe akuza ndaj institucioneve. Mirëpo, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj thotë se është ende herët për të adresuar fajin tek ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas saj duhet pritur që fjalën e fundit të thonë organet e drejtësisë, pastaj të kërkohet përgjegjësi.

“Është herët të vëmë faje në institucione, pasi ne duhet të mësohemi njëherë e mirë të presim informatat, apo konkludimet përfundimtare nga organet e drejtësisë. Ata që janë të thirrur për t’u marrë me këtë çështje. E pastaj normalisht pas një raporti profesional që do të vjen nga prokuroria atëherë duhet të kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi”, u shpreh ajo.

Në lidhje me mbajtën e komisionit për shëndetësi gjatë ditës sotme, Reshitaj thotë se janë dakorduar për të parë nëse ka nevojë për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.

“Fillimisht u dakorduam që me këtë rast të merren organet e drejtësisë, dhe më pas nëse ka nevojë të formohet një komision hetues parlamentar brenda kuvendit”, thotë ajo.

Sipas saj, gjatë komisioni ka pasur kritika dhe shqetësime për numrin e vogël të testimeve.

“Ka pas shumë kritika dhe shqetësime të anëtarëve të komisionit për keqmenaxhim dhe numër të vogël të testimeve në Kosovë. Gjithashtu u shpreh edhe një shqetësim në lidhje me falsë pozitivitetit, apo fals negativitetin e testeve”, thotë ajo.

Edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur pro formimit te një komisioni i cili do të hetonte rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: