image ​Vdes edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani që u aksidentua në Koshare të Ferizajt

Siguri

​Vdes edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani që u aksidentua në Koshare të Ferizajt

news image

Ka ndërruar jetë edhe anëtarja e pestë e familjes Ramadani që u aksidentua më 6 qershor në Koshare të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

32-vjeçarja, I. Ramadani, ishte duke u trajtuar në QKUK, por që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur nga policia e rajonit të Ferizajt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës..

Me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë i 32-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në aksidentin e 6 qershorit mbetën të vdekur: Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar– djali i Naimit).

Ndërkaq, E.M., shoferi që dyshohet se shkaktoi këtë aksident është duke u mbajtur në paraburgim./Gazeta Sinjali/