image ​Turqia vendos orën policore për shkak të COVID-19

Evropë

​Turqia vendos orën policore për shkak të COVID-19

news image

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se Qeveria e Turqisë do të urdhërojë vendosjen e orës policore brenda javës dhe “mbylljen” e plotë gjatë fundjavës nga nesër, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e COVID-10, shkruan Gazeta Sinjali.

“Qytetarët do të ndalohen të dalin nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit gjatë gjithë javës”, tha presidenti turk.

Masa të reja, më të ashpra anti-COVID hyjnë në fuqi nesër, dhe vetëm disa sektorë si furnizimi dhe prodhimi do të përjashtohen.

Për të tetën ditë me radhë, një numër rekord ditor i vdekjeve të koronavirusit u regjistrua në Turqi.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 188 njerëz vdiqën dhe 31.219 raste të reja u konfirmuan, e cila është gjithashtu më e larta në një ditë nga fillimi i epidemisë.

/Gazeta Sinjali/