Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter duke hapur një të tijin.
Truth Social do të quhet media sociale e Trump, ndërsa planifikohet që të ketë edhe një shërbim abonimi me video.
Trump deklaroi se platforma e tij “do t’i rezistojë tiranisë së teknologjisë së madhe”, duke i akuzuar rrjetet më të mëdha sociale se i heshtin zërat kundër Shteteve të Bashkuara.
“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidentit tuaj të preferuar amerikan i mbyllet goja. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk i reziston kompanive të mëdha teknologjike? Epo, ne do ta bëjmë së shpejti!”, shtoi Trump.
Sipas Salon është e paqartë se çfarë forme do të marrë platforma përfundimisht, por Trump njoftoi se një version beta i rrjetit social është i disponueshëm për para-porositje në “App Store” të Apple dhe se do të shfaqet muajin e ardhshëm për “mysafirët e ftuar” përpara se të hapen, dyert e tij për publikun në vitin 2022.
Trump u pezullua nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në janar./GazetaSinjali/