image ​Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë - Sinjali

​Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

news image

Një 26 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, është arrestuar, pasi që gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtruar prostitucionin 27-vjeçarja.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V.Gj., 26-vjeç, banues në Tiranë, raportojnë mediat shqiptare.

“Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70-vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. Gj., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin