image ​Nis seanca e Kuvendit, pritet të votohet Avokati i Popullit

Kosovë

​Nis seanca e Kuvendit, pritet të votohet Avokati i Popullit

news image

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet që të votohet Avokati i Popullit.

Këtë pozitë po e synon Naim Qelaj, i cili në seancën e fundit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të qenë në krye të këtij institucioni.

Këtë detyrë deri më tani e ka ushtruar, Hilmi Jashari.

Ndërkohë, kjo është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e sotme./ Gazeta Sinjali /