image ​Nagavci: Brenda disa ditësh realizohen pagat në formë avansi për mësimdhënësit
[wp-story id="814678"]

Arsim

​Nagavci: Brenda disa ditësh realizohen pagat në formë avansi për mësimdhënësit

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se brenda disa ditësh do të realizojnë pagesat në formë avansi në mënyrë që orët të mbahen gjatë muajve në vijim.

“Brenda disa dite do të ekzekutohen pagat në formë të avanasit për punën që do të bëhet në muajt në vijim për 22 ditët e humbura për shkak të grevës”, tha ajo në ATV.

Ajo foli edhe për ligjin e pagave, duke thënë se kanë parashikuar koeficientin më të mirë për mësimdhënësit që ka qenë ndonjëherë.

E kur është pyetur nëse ligji do të miratohet në muajin janar, ka theksuar se nuk mund të jap garanci pasi do të jetë në dorën e deputetëve.

/GazetaSinjali/