image ​Mustafa takim virtual me drejtorin e Zyrës për zhvillim ekonomik nga USAID

Politikë

​Mustafa takim virtual me drejtorin e Zyrës për zhvillim ekonomik nga USAID

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-konferencë me drejtorin e Zyrës për zhvillim ekonomik nga USAID, Joshua Mike dhe specialisten e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.

Në takim u diskutua për nevojat, pengesat dhe mundësitë e sektorit privat pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Gjithashtu, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që po zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural./Gazeta Sinjali/